Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas qëndrimeve të shprehura publikisht nga kreu i qeverisë Rama dhe ai i delegacionit europian Luigi Soreca, lidhur me kritikat e forta të një dite më parë të presidentit ndajj zbatimit të reformës në drejtësi. Në reagimin e tij presidenti thekson se jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme në mënyrë të dokumentuar për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi dhe për të evituar kolapsin apo kapjen e sistemit, por se do të vijojë ta bëj këtë gjë. Ndërkohë – vijon reagimi – Presidenti nuk ndalon askënd të këndojë “Na fitorja, në fitorje” si në variantin solo, ashtu edhe në kor – përfundon Meta. /ABC news Albania 24/7
Meta për Ramën dhe Sorekën: Le të këndojnë “Na fitorja ne fitorje”
schedule13:15 - 23 Maj, 2019
schedule 13:15 - 23 Maj, 2019