Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale një video nga konventa që partia mbajti një ditë pasi ai la detyrën si president i vendit.
Meta bën thirrje që të punohet gjatë verës, në mënyrë që vjeshta të vijë ripërtëritëse për demokracinë.
“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot e duke vazhduar gjatë gjithë gushtit, në mënyrë që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë, për llogaridhënienen, për Shqipërinë, për të rinjtë e saj”, thotë Meta në videon e publikuar.
/abcnews.al