EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, policia shpall në kërkim “Mihalin” e Sarandës

schedule19:13 - 7 Gusht, 2022

schedule 19:13 - 7 Gusht, 2022

Një tjetër ngjarje e shëmtuar u përsërit serish sot në jug të vendit. Më herët në media u raportua se një pronar restoranti në Sarandë ndoqi klientin në rrugë me thikë, pasi ky i fundit u ankua për faturën e kripur.

Në videon e cila u bë virale në rrjet, shihet se si 48-vjeçari Alban Çova ndjek me thikë në rrugë klientin e tij.

Pas ngjarjes Çovaj është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!