8 trupa nga e gjithë bota do të performojnë për një javë në Tiranë në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave “Klau’s Film Association”. Shfaqjet e përzgjedhura nga organizatorët sjellin jo vetëm teknika të ndryshme, por edhe mesazhe të rëndësishme për fëmijët dhe të rriturit.
“Klau’s Film Association” dhe Teatri Metropol organizojnë edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë nga datat 25 Maj deri më 1 Qershor. Nëndrejtorja e teatrit, Armela Demaj, thotë se pjesëmarrja është e gjerë, nga Europa e deri në Kinë dhe shfaqjet janë të përshtatshme nga mosha 3 deri 80 vjeç.
Shfaqjet e përzgjedhura nga këto trupa sjellin jo vetëm forma të ndryshme të teatrit për fëmijë me lojë aktorësh apo teatër hijesh dhe pantomimë, por edhe kulturën e vendeve përfaqësuese.
Edhe pse pjesët janë në gjuhë të ndryshme të botës, janë selektuar më pak tekste, me shumë metaforë, që të jenë të lehta për t’u kuptuar nga fëmijët.
Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri Metropol me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “Të mirësjellshmit”. Në këtë edicion do të zhvillohen edhe Ëorkshop-e me studentë të Akademisë së Arteve dhe artistë të rinj, të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin e këtij zhanri artistik./ABC News Albania 24/7