Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy makina, ndërkaq sipas informacioneve fillestare, nuk ka të lënduar.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Bajram Kelmendi’ me rrugën ‘Mustafë Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete”.
“Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.
Siç shihet në pamje, makina e përmbysur është me targa shqiptare.
/abcnews.al/