Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë, pronari në kërkim, arrestohen 3 vajza

schedule09:28 - 5 Gusht, 2022

schedule 09:28 - 5 Gusht, 2022

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër qendër masazhi që përdorej për prostitucion në Astir.

Tre shtetase janë arrestuar, 4 janë vënë nën hetim, ndëra pronari i qendrës së masazheve është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit “Location” u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasit: Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve; R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/