Partneri që e tradhtoi kërkon një shans të dytë, EmRata e vendosur që t’i japë fund martesës

schedule09:19 - 4 Gusht, 2022

schedule 09:19 - 4 Gusht, 2022

Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përflitet se i ka dhënë fund martesës me babain e djalit të saj, Sebastian Bear-McClard. Supermodelja thuhet se është ndarë muajin e kaluar mes pretendimeve se producenti i filmave e kishte tradhtuar.

Por pavarësisht përpjekjeve të Sebastian, modelja nuk ka ndërmend ta falë. Siç theksojnë burimet për Page Six, “Sebastian po i lutet asaj që t’i japë atij një shans tjetër. Kjo nuk do të ndodhë sepse ajo bëri kërkime dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai bëri pas shpinës së saj.”

31 vjeçarja ndezi thashethemet e ndarjes kur ajo u pa pa unazën e martesës. Çifti u martuan në një ceremoni intime në shkurt 2018. Ata mirëpritën djalin Sylvester në mars 2021 pasi njoftuan në një video për Vogue se Ratajkowski ishte shtatzënë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!