Tragjedia që preku zemrat e shqiptarëve, qytetarët në Shëngjin bëjnë homazhe për Jonadën

schedule19:41 - 3 Gusht, 2022

schedule 19:41 - 3 Gusht, 2022

Ngjarja tronditëse e një dite më parë në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdija e cila iu përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë, Arjan Tase, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

Ditën e sotme me dhjetëra qytetarë mes tyre dhe pushues në Shëngjin, kanë bërë homazhe për vogëlushen e pafajshme që u vra ndërsa ishte duke pushuar me familjen në det.

Me lule në dorë ata kanë ecur në heshtje si shenjë sensibilizimi me ngjarjen e rëndë të një dite më parë. Ndërsa kanë ndezur qirinj buzë detit.

Mes tyre ishte i pranishëm edhe Dom Gjergj Meta. Thirrjes së bërë prej tij i janë bashkuar edhe qytetarë nga Lezha, Rrësheni dhe Laçi.

/Abcnews.al/