Të gjithë janë bërë kuriozë se çfarë e bashkon Flori Mumajesin me çiftin e famshëm, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Bëhet fjalë për Festivalin e Këngës në RTSH, ku thuhet se do të moderohet nga Arbana, në regji do të jetë Edi, ndërsa Flori do të jetë në rolin e drejtorit artistik.
Pjesëmarrja e këtij të fundit i ka befasuar të gjithë, pasi e vetmja herë kur Flori ka qenë në këtë Festival ishte para shumë vitesh pjesë e grupit “The Dreams”, krah Manjola Nallbanit.
Nuk na mbetet veçse të presim deri në dhjetor, të shohim ç’do na sjellë në skenë ky bashkëpunim i fuqishëm mes treshes./abcnews.al