EMRI/ Shqiptari gjendet i copëtuar në një kanal në Itali

schedule14:15 - 2 Gusht, 2022

schedule 14:15 - 2 Gusht, 2022

VENECIA – Një ngjarje tragjike është regjistruar në Italia, ku një 72-vjeçar është gjetur i copëtuar në Adigetto

Sipas ANSA, bëhet fjalë për Shefki Kurtin, banues në Badia Polesine (Rovigo). Këtë e kanë konfirmuar karabinierët e Rovigos.

 

Burri ishte pensionist, i martuar. Hetuesit ftuan këdo që kishte informacion të dobishëm për viktimën që të paraqitej për të mbështetur punën e hetuesve.

Identivikimi i kufomës u bë disa ditë pas gjetjes së copave të trupit nga punonjësit e mirëmbajtjes së lumit.

Fillimisht ata konstatuan një këmbë më pas një krah e më tej u gjet qesja e mbeturinave me pjesët e tjera. Hetuesit e lidhin ngjarjen me një tjetër vrasje makabre që ndodhi në Prill të këtij viti por kufoma nuk është identifikuar deri më tani. Edhe në këtë rast trupi i copëtuar u gjend në një qese të zezë mbeturinash.

/abcnews.al/