Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, presin një fëmijë.
Mesfushori Zviceran Xhaka, 26 vjeç, ka postuar në Instagram një fotografi në të cilën ka shkruar:
“Mami dhe babi është duke pritur për ty.”
Postimi mori shumë vëmendje nga tifozët dhe mirënjohësit, më shumë se 146,000 ndjekës kanë pëlqyer lajmin e ëmbël dhe 2,250 kanë komentuar, duke postuar urimet e tyre. Ylli i Arsenalit ka gjithsej 1.9 milionë ndjekës në Instagram.
Xhaka u takua me Leonitën kur ai luante për Borussia Monchengladbach. Të dy vijnë nga familje shqiptare.
Leonita erdhi në qendër të vëmendjes në Euro 2016, kur ajo u paraqit në tifozët e shumtë që mbështesnin Xhakën në Zvicrës. Çifti u martua në vitin 2017.
Lajmi i tyre për pritjen e ëmbël është një nxitje për Xhakën përpara finales së Europa League ku do të luajë Arsenal kundër Chelsea, në Baku Azerbajxhan, më 29 maj./abcnews.al