Gazetarja Mirela Milori ka ftuar ditën e sotme, në “Mbremje Ide” në Abc News, koordinatorin e partisë “Bindja Demokratike” Z. Astrit Patozi.
Në bisedën e zhvilluar në studio, Patozi është shprehur se “Bindja Demokratike” ka arritur ti plotësojë në kohë të gjithë afatet dhe kërkesat ligjore, për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ai gjithashtu është shprehur për dorëheqjen e kandidatit të Lezhës, Salvador Kaçaj, se nuk ka asnjë reagim zyrtar dhe se vetë kandidati, nuk i ka bërë ende me dije asgjë.
Gazetarja Mirela Milori e ka pyetur Patozin se nëse ka patur probleme mes “Bindjes Demokratike” dhe kandidatit Salvador Kaçaj dhe nëse është informuar më parë për këtë reagim të tij, por Patozi e ka mohuar të ketë patur probleme mes tyre.
“As e pohoj as e përgënjeshtroj këtë fakt, sepse personi vetë nuk ka ardhur dhe është qesharake që brenda 1 minute të bëhet i ditur kandidimi dhe heqja dorë. Edhe ju vetë nuk keni marrë një reagim personalisht nga Kaçaj për këtë. Gjithsesi, në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata qe s’kanë këllqe. Bindja Demokratike do eci përpara dhe ne jemi të vendosur. Pres që kjo gjë të zbardhet dhe të vijë vetë personi të na e bëj të ditur”, u shpreh Patozi./abcnews.al