Zjarret në fshatrat e Dropullit shkrumbojnë pyjet dhe kullotat, autoritetet lokale kërkojnë ndihmë nga shteti grek

schedule18:22 - 30 Korrik, 2022

schedule 18:22 - 30 Korrik, 2022

Në jug të vendit janë rikthyer vatrat e zjarreve.

Konkretisht një e tillë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në territorin e bashkisë Dropull në Gjirokastër, ku si pasojë tymi i flakëve ka pushtuar zonen e fshatrave Goricë, Lugar, Frastan dhe Goranxi.

Vatra e zjarrit është shënuar fillimisht në malin e zonës, por e favorizuar edhe nga drejtimi i erës flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar hektarë të tërë pyje e kullota.

Në vendngjarje kanë qenë efektivet e repartit zjarrfikës, por ndërhyrja la qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa të ndihmuar edhe nga banorët ata kanë ndërhyrë me mjete rrethanore.

Përballë një situate të tillë dhe përkeqësimit të flakëve, autoritet lokale kane kërkuar ndihmë nga shteti grek, i cili ka nisur dy avionë të cilët po mundësojnë fikjen e zjarrit nga ajri. Aktualisht flakët janë rreth 100 metra larg nga banesat ndërsa rrezik serioz paraqitet pranë vendit të shenjtë, Shën Parashqevisë, ku janë kryer edhe gërmime artificiale me qëllim parandalimin e avancimit të gjuhëve të zjarrit drejt këtij vendi të shenjtë. /abcnews.al