Tharja e flokëve trajtohet kryesisht me hidratues. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të kaloni më shumë orë në banjën tuaj dhe të derdhni edhe më shumë shampo. Në vend të kësaj, duhet të përdorni më pak shampo dhe më shumë balsam.
Gjithashtu është mirë të mos harroni se edhe flokët tuaj kanë nevojë për mbrojtje nga dielli. Në treg mund të gjeni shumë produkte që do të mbrojnë flokët tuaj nga rrezet UV të diellit. Megjithatë, kapelja është një zgjidhje tjetër për t’i mbrojtur ato.
Kujdes i veçantë nevojitet gjatë krehjes së tyre. Lëvizje të buta nga poshtë lart kur flokët janë të thatë. Kur janë të lagura nuk duhet t’i krehni fare.
Në fund, duhet t’i lini flokët të thahen natyrshëm. Para se të filloni t’i thani ato me tharësi, sigurohuni që të jenë të gjysmë të tharë. Lërini për dhjetë minuta pas larjes dhe jo në peshqir./abcnews.al