Faqet qeveritare sërish offline, AKSHI: Gjatë këtij orari do të punohet për mirëmbajtje të sistemeve

schedule13:31 - 30 Korrik, 2022

schedule 13:31 - 30 Korrik, 2022

Uebsajtet e qeverisë që ofrojnë shërbime publike duket se do të jenë të pa aksesueshme në ditët në vijim. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar qytetarët se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje, sipas njoftimit, është në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik dhe do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Për pasojë, qytetarët mund të kenë vështirësi në aksesimin e çdo faqeje publike përgjatë ditës së sotme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!