Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali gjatë një aksidenti me motor. Mediat lokale shkruajnë se viktima është një 47-vjeçar me emrin Fatmir Halili.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në autostradën A29 në Palermo. Shqiptari humbi kontrollin e motorit “Honda Hornet” dhe u përplas në tokë. Për pasojë, 47-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Deri më tani nuk dihen shkaqet pse Halili humbi kontrollin e motoçikletës. Siç raportojnë mediat, për shkak të aksidentit, autostrada mbeti e bllokuar deri sa autoritetet mundësuan lirimin e saj.
Fatmir Halili jetonte prej 28 vitesh në Sciacca, ku punonte si murator. 47-vjeçari ishte i divorcuar dhe prind i tre fëmijëve. Mësohet se të afërmit e tij jetojnë në Shqipëri dhe pritet të shkojnë në Sciacca në orët në vazhdim për të organizuar funeralin e të ndjerit.
Shqiptari ishte i pasionuar pas motorave. Ai bënte pjesë në një klubi motoçiklistësh të quajtur “I Turbolenti”./abcnews.al