Shkëndija nuk zhgënjen aspak. Kuqezinjtë arritën të fitonin 3-1 ndaj letonezve të Valmieras duke bërë të mundur kështu edhe kalimin në turin e tretë të Conference League.
Kuqezinjtë vinin pas fitores 1-2 në transfertë, megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me administrimin, pasi morën një tjetër sukses ndaj Valmierës, duke treguar se janë dukshëm më superiorë se kundërshtari.
Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Europë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane. /f.a/abcnews.al