Nga Leontina Nika
Skica është një mjet i fortë komunikimi për arkitektin Andi Papastefani. 2400 vjeçare të Beratit. Veçantia e kësaj arkitekture pasqyrohet në një libër me skica.
“Në këtë libër pasqyrohet historia 2400 vjeçare e këtij qyteti magjik. Duke filluar me fragmente muresh të kalasë e duke shtegtuar në lagjen Mangalem, si ansambli më fotogjenik, e për të vijuar në lagjen Goricë ,qendrën mesjetare, lagjen Murat Çelebi dhe në fund libri prek ndërtimet pas pavarësisë në 1912 deri ne 1944. Berati është magjik , por është e vështirë që ta pasqyrosh perimetrin e këtij qyteti në një rrafsh , ndaj copëzat e arkitekturës vijnë të fragmetarizuar përmes skicave”, thekson autori.
Andi Papastefani, thotë se arkitektura duhet ruajtur dhe dokumentuar
Arkitekti sqaron se si arkitektura e dritareve një mbi një , ndikuar nga tërmeti, i la këtë emër.
“Në këtë libër takohen bukuritë e peizazhit historik, tradita ndërtimore, identitetin dhe të panjohurat e qytetit magjik. Pas Tiranës dhe Beratit, do realizoi edhe arkitekturën e dy qyteteve shumë të rëndësishëm dhe piktoreske ,si Gjirokastra dhe Shkodra.”- theksoi autori.
/Abcnews.al/