Autori i vrasjes së Saimir Jakut, ish-drejtori i OST-së për veriun, ka dalë ditën e sotme para gjykatës, ku është përballur me masën e sigurisë.
Dorian Keqi e ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa tha se ditën që ndodhi vrasja, ai ishte në Vinjoll të Kurbinit.
Ndërkohë, gjyqtarja ka pranuar masën e sigurisë “arrest me burg”, që u kërkua nga prokurori.
Ky i fundit, si provë të vetme për përfshirjen e Dorian Keqit në vrasje ka prezantuar një gjurmë gishti, teksa ka thënë se po kryhen hetime të tjera.
Saimir Jaku u vra në Rrëshen në vitin 2016. Ai mbante postin e drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun për disa kohë, por ishte shkarkuar pak kohë para se të ndodhte ngjarja.
Keqi, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka kryer krimin e vrasjes kundrejt pagesës. Sipas policisë, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e uniformave blu. /abcnews.al