Një keqkuptim mes fjalëve të një pasagjeri dhe një stjuardi shkaktoi alarmin për bombë në një fluturim të Ryanair që nisej nga Venecia për në Vjenë.
Alarmi, për të cilin kishte ndërhyrë skuadra e bombave dhe zjarrfikësit, rezultoi të ishte i panevojshëm, raporton Rai.
Ngjarja ndodhi në aeroportin Marco Polo të Venecias. Skuadrat e policisë për bomba dhe zjarrfikësit shkuan në pistë për kontrolle.
Në bordin e avionit kishte 157 pasagjerë plus gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Shumica e turistëve u zbritën dhe sollën pasiguri brenda aeroportit. Aeroporti u bllokua gjatë operacioneve të kontrollit. Vonesat që janë akumuluar si në nisje ashtu edhe në mbërritje në ‘Marco Polo’ në Tessera janë të pashmangshme. /abcnews.al