Altin Avdylaj kërkon të lirohet nga burgu

schedule13:20 - 18 Maj, 2019

schedule 13:20 - 18 Maj, 2019

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në tetor të vitit të shkuar. Duke pretenduar për mungesë të provave, i ashtuquajturi “Nicja” kërkoi zbutje të masës “arrest në burg”.

Por prokurori e kundërshtoi këtë kërkesë. Gjatë seancës, akuza kërkoi të mos ndryshohet masa e sigurisë, pasi sipas tij nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj dhe se provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të caktuar një masë sigurimi.

Kjo është hera e 5 që Altin Avdylaj ka kërkuar lirim nga qelia, por kjo kërkesë vazhdon të rrëzohet nga gjykata.
Grupi i Avdylajve u godit nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në tetor të vitit të shkuar.

Operacioni u shtri në  12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale./ABC News Albania 24/7