Plazhi i Durrësit i mbuluar nga leshterikët në prag të sezonit veror

schedule15:45 - 18 Maj, 2019

schedule 15:45 - 18 Maj, 2019

Pak ditë na ndajnë nga sezoni veror por në plazhin e Durrësit ende nuk është kryer asnjë ndërhyrje për pastrimin e vijës bregdetare  nga leshterikët. Qytetarët thonë për ABC News se gjendja e plazhit nuk ka ndryshuar dhe papastërtia është në nivelet maksimale.

 

Jemi në prag të sezonit veror. Por në plazhin e Durrësit ende nuk ka nisur puna. Masivët e mëdha të leshterikut kanë mbuluar të gjithë brezin e rërës.

Qytetarët durrsakë dhe vizitorët nuk e kanë të panjohur këtë pamje. Vendorët ende nuk kanë ndërhyrë për pastrimin e vijës bregdetare.

Madje sipas vizitorëve kjo ndikon shumë  tek turistët. Ndryshe nga plazhet publike, privati është angazhuar më shumë për bregdetin. Këtë vit veror përkon edhe me zgjedhjet vendore duke lënë jashtë vëmendjes të gjithë investimet e nevojshme në sektorin e turizmit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!