Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit të pensioneve dhe sigurimeve me Italinë

schedule15:51 - 26 Korrik, 2022

schedule 15:51 - 26 Korrik, 2022

Ka nisur punën komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa siç njoftohet, ky është një hap më pranë finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.

MINISTRIA E JASHTME NË TWITTER

Kujtojmë se, siç ka bërë të ditur më herët gjatë këtij viti Bordi Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Italianëve dhe Shqiptarëve për Pensionet, gjatë 2022 do të zhvillohen bisedime dypalëshe mes qeverive shqiptare dhe italiane për finalizimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore.

Duke nisur nga viti 2023, qeveria italiane do të njohë edhe vitet e punës në Shqipëri, për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj. Kështu, ajo u ka dhënë atyre të drejtën e pensionit në momentin që arrijnë moshën. Parlamenti italian e ka përfshirë këtë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!