Ilir Meta nisi sot zyrtarisht rrugëtimin e tij në politikën shqiptare pas dorëzimit të mandatit të Presidentit ditën e djeshme.
Në Konventën Kombëtare të LSI, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ish-Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që mos e shesin votën. Duke folur me tone atdhetare dhe nacionaliste, Meta deklaroi se ka beteja për të cilat ja vlen të vdesësh.
Meta: Tani është koha për veprim. Unë jam këtu sepse nga lufta largohet vetëm ai që ka lindur tradhëtor. T’i largohesh betejës për liri , demokraci dhe sovranitet është tradhti kombëtare. Jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi në emër të gjithë shqiptarëve. Besojini vetes tuaj, bëhuni më të përgjegjshëm të gjithë për veten tuaj, fëmijët, prindërit dhe për dinjitetin e vendit tonë. Për ata që u vranë për këtë vend. Ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, ka shqiptarë të ndershëm e patriotë që i dalin zot këtij vendi. Mos shisni votën, mos tradhtoni Kushtetutën. Thonë pse po i hynë kësaj lufte, çfarë do fitosh ti? Tregtarët hyjnë në luftë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë në çdo betejë që i kërkon vendi dhe historia. Ka beteja që ja vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë. Me popullin e 2 marsit të shpallim “non grata” kleptokraacinë, të shpallim “non grata” rilindjen mavi edhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 7 majit.
/Abcnews.al/