Një debat me fjalë ka përfunduar në shkrepjen e armëve në Greqi, si pasojë e së cilës ëhstë plagosur në këmbë një 22-vjeçar rom.
I riu u përfshi në një konflikt me një shqiptar në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, kur ky i fundit nxorri armën dhe e qëlloi në këmbë.
Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, 22-vjeçari është transportuar me autoambulancë në spital, ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit. /abcnews.al