Nga sot, Ilir Meta nuk është më President i Republikës së Shqipërisë. Ai dorëzoi dje Presidencën te pasuesi i tij, kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj.
I cilësuar se “kostumi i presidentit i rrinte ngushtë”, sikurse e ka paralajmëruar e sotmja do të jetë një rikthim i ri për të. “Do të rikthehem me vrull djaloshar”, do të thoshte Meta pak kohë më parë.
Dhe duket se LSI, partia që themeloi, është bërë gati për rikthimin e tij pas pesë vitesh. Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën në një mandat të pazakontë për të, LSI-në ia besoi, bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë.
Lexo edhe: Pesë vitet e Ilir Metës si president opozitar
Meta ka bërë të ditur se do t’i rikthehet politikës aktive, për t’u përballur nga drejtimi i një partie opozitare me Edi Ramën. LSI mban sot Konventën Kombëtare. Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.
“Agim të ri”, e quajti Meta dje 25 korrikun, në përgjigje të një komenti për një qytetar në Facebook. Ndërsa sot në një foto me Monika Kryemadhin shkruan për shpresë dhe vizion të ri.
Konventa do të shënojë nisjen e procesit për ristrukturimin e LSI për t’u bërë gati për zgjedhjet lokale. Gjithashtu mbetet për t’u parë sesi do të jetë bashkëpunimi I Ilir Metës me Sali Berishën, që duket se d të krijojnë një front të përbashkët opozitar. g.v/abcnews.al