Super ylli botëror Madonna, vendos të këndojë të shtunën, në Eurovision

schedule11:14 - 17 Maj, 2019

schedule 11:14 - 17 Maj, 2019

Është fakt tashmë se Madonna ka mbërritur në Tel Aviv dhe po përgatitet për paraqitjen e saj në Eurovision 2019.

Në një njoftim zyrtar të medias së Eurovizionit, u njoftua zyrtarisht se në finalen e madhe të së shtunës do të performojë superylli botëror Madonna.

O zot i madh Madonna, superstari botëror, do të performojë në natën finale të Eurovisionit”, është njoftuar nga mediat zyrtare të Eurovision në Twitter.

Në këngën e Eurovisionit këtë vit merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida Maliqi ka elektrizuar skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit.

Këngëtarja shqiptare me “Ktheju tokës”, ka mundur që të kualifikohet duke çuar Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë është një himn dhe thirrje drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre.

Bashkë me Shqipërinë u kualifikuan edhe  Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonida  Maliqit mahnitës dhe interpretimin e saj te shkëlqyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!