Fundjava ka nisur me trafik pranë kryqëzimit të Fushë-Milotit, në drejtim të Lezhës.
Fluksi i automjeteve është krijuar nga makinat të cilët vijnë nga veri-lindja e vendit me shtetas kosovarë që zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar në këto ditë të nxehta.
E njëjta situatë vijon edhe përgjatë fundjavës, duke krijuar trafik të rënduar gjatë gjithë ditës.
Më i theksuar fluksi i makinave është në mëngjes dhe pasditeve, ndërsa nga policia janë shtuar patrullat me qëllim rregullimin e trafikut.
Fundjava ka risjellë trafikun edhe në Vlorë për shkak të numrit të pushuesve që i drejtohen jugut për Plazh. Rruga Trans-ballkanike, por edhe përgjatë Lungomares ka pasur fluks të shtuar automjetesh. Por krahasuar me një vit më parë, fluksi i makinave është më i pakët pasi nuk ka bllokime trafiku me orë. /Abcnews.al/