Një 37-vjeçar nga qyteti i Fierit u arrestua nga policia, pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Dyshohet se 37-vjeçari shpërndante doza me droga të forta në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën rreth 15 doza kokainë të fshehura në këpucë. Policia njofton se materialet hetimore lidhur me këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier.