Ishte viti 1958, një kafe rastësore tek “Vollga “,Tinka Kurtit, atë kohë i vjen premtimi për realizimin e një filmi nga regjisori Kristaq Dhramo, të cilin ajo nuk e njihte, por në sytë e saj i ngjante Shubertit.
“Isha e ulur në kafe Vollga me shoqëri në qytetin e bukur timin Shkodër. Në një tavolinë përball nesh ishte i ulur Kristaq Dhramo, ku e kishin rrethuar shumë artistë. I pyes këta të tavolinës time ,kush është Shuberti ? Jo ai është një artist i ri i cili mbaron studimet në Hungari. Pas pak ai u afrua në tavolinen tonë. Unë i thash a je Shuberti? – Ai qeshi dhe më tha me ty do realizoi filmin e parë e mbajti fjalën.”
64 vite pas shfaqet për publikun në kinemanë e Arkivit të Filmit “Tana “ tashmë i restauruar. Aktorja Tinka Kurti është e vetmja nga protagonistët e pranishme në premierë, pasi shumë prej korifejtë e kinemasë nuk jetojnë më, ndërkoh që regjisori Dhramo mungon për arsye shëndetsore. Kurti kujton se ka patur shumë makinacione që ajo të mos e marrë pjesë në film. ishin 7 aktore pretendente për të luajtur Tanën.
“Në Teatër Migjeni , nuk donin, pasi thonin se nuk e lejon biografia, këndej nga Tirana më donin. Kur unë shkova për kinoprovë gjeta në garë për këtë rol 7 aktore, mdaje unë gjeta të veshur Esmanë.”
Në magjinë e kinemasë, ishte po filmi i parë që shënoi edhe puthjen e parë, pas të cilit duhet të kalonin vite të tëra, deri në rënien e perdes së hekurt që ajo të përsëritej. Po si e kujton Tinka Kurti thyerjen e kësaj tabuje në kinema.
“Unë e kam luajtur Tanen në qefin tim. Nuk isha e kontraktuar. Naim Frashëri nuk e donte puthjen, unë nuk e kisha problem, megjithse koha ishte e vështirë dhe mentalitetit paragjykues. Ajo puthje është dhënë vetëm një herë , më pas u heq.”
Filmi i parë kaloi edhe në kalvarin e kritikave, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, kujton Tinka.
“Por ëndrra e saj në moshën 90-vjecare është për te shkuar në Kiev i cili po lëngon nga Lufta.”
Drejtorja e arkivit të filmit Marinela Ndria jep lajmin e mirë, që tashmë filmi do të jepet jo vetëm në Korçë për të përmbushur dëshirën e regjisorit të shquat Kristaq Dhamo, por edhe në Francë.
Filmi i parë artistik shqiptare u realizua 7 vite pas inaugurimit të ish Kinostudios. Restaurimi bën që filmi të mund të shfaqet në kinema dhe të nis një jetë e re për të. /abcnews.al/