Hetimet pasurore ndaj opozitës/ Ibsen Elezi: Politikanët janë të papërgjegjshëm për ato që thonë

schedule23:50 - 18 Nëntor, 2024

schedule 23:50 - 18 Nëntor, 2024

TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ishte i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ndërsa komentoi zhvillimet brenda kampit opozitar.

Ai theksoi se Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë mbledhur rreth Berishës nga halli dhe jo për parimet.

“Politikanët në përgjithësi gënjejnë dhe janë të papërgjegjshëm për ato që thonë”, tha ai.

Ai pohoi se politikanët, tashmë, të vendosur edhe në darën e drejtësisë, po artikulojnë gjëra të vërteta për kundërshtarët politikë.

“Të gjithë po thonë të vërteta për njëri tjetrin, nuk është se janë thjesht po bëjnë akuza.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!