Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve ku punonte.
Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa shqiptari ishte duke konsumuar drekën, në ditën e parë të punës.
Veç shqiptarit kanë humbur jetën edhe dy vëllezër 26-vjeçarë nga Italia.
Fabrika ku punonin të rinjtë ishte e palicensuar dhe policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike.
/abcnews.al/


