Pas humbjes së nënës, Fjoralba Ponari realizon tatuazhin e parë dhe zbulon kuptimin domethënës

schedule13:37 - 22 Korrik, 2022

schedule 13:37 - 22 Korrik, 2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Fjoralba Ponari ka guxuar dhe ka realizuar tatuazhin e saj të parë.

Ajo këtë moment e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, duke treguar edhe kuptimin e tatuazhit.

“Zogjtë e mërzitur akoma këndojnë”, ka shkruar Fjoralba duke shpjeguar se kjo periudhë për të ka qenë shumë sfilitëse.

Tatuazhi im i pare!

Si per te perjetesuar ne trupin tim, periudhen me sfilitese shpirterisht por njekohesisht dhe me te guximshme qe kam jetuar deri me sot.

Gjurmen fizike, kycur ne lekure, qe do me shoqeroje e formesoje sa te kem fryme.

Nje kujtese e vazhdueshme ndaj vetes, per ta dashur jeten e per ta jetuar ate me gjithe momentet e saj te erreta dhe te ndritshme…

*Sad birds still sing*”, ka shkruar Ponari krahas fotos ku shfaqet duke gdhendur tatuazhin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)

Kujtojmë që pak kohë më parë, Fjoralba humbi nënën e saj dhe këtë moment tragjik e ka kaluar me shumë stres./abcnews.al