Berisha në listën e të sanksionuarve nga Britania? Rama: Tanimë non-grata jo vetëm nga SHBA

schedule11:59 - 22 Korrik, 2022

schedule 11:59 - 22 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mosvotimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty nga ana e kreut  të PD, Sali Berisha. Në një postim në Twitter, Rama thotë se kjo është “një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës”, taksa aludon se Berisha mund të jetë në listën e politikanëve të sanksionuar nga Britania e Madhe së fundi.
Reagimi i plotë:
Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!