Rama tha se do bëhej stilist pas karrierës politike, Meta zbulon pasionin e tij

schedule11:15 - 22 Korrik, 2022

schedule 11:15 - 22 Korrik, 2022

Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili disa ditë më parë deklaroi se do të bëhej stilist pas karrierës politike, Presidenti Meta u shpreh se do të bëjë në mënyrë vullnetare guidën.

Nga Kosova, ku po zhvillon vizitën e fundit zyrtare si President, Meta deklaroi se një ditë, e cila do të jetë e largët, do të bëjë guidën për t’i zbuluar turistëve Prevallën dhe Brezovicën.

“Për mua nuk ka patur rëndësi me kë takohem në Kosovë, por Kosova. Pas kësaj vizite dhe punëve të tjera që nis në Shqipëri, mezi pres disa ditë të ripërtërihem dhe në Prevallë. Shpresoj që një ditë, por kjo do të jetë e largët, të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës. Atë punë di ta bëj shumë mirë. Për këtë janë dëshmitarë dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.

Kryeministri Rama disa ditë më parë në një intervistë tha: Pas karrierës politike ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist./Abcnews.al/