Një 63-vjeçare është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Vlorë, pasi dyshohet se i ka përdorur të dhënat personale një tjetër 63-vjeçareje, me qëllim për t’i vjedhur pensionin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. C., 63 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Z. S., se 63-vjeçarja ka përdorur të dhënat e saj personale me qëllim për t’i vjedhur pensionin”, njofton policia. /abcnews.al