Siç zbulon “Athletic”, skuadra ukrainase vendosi të apelojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Sporteve në Lozanë (CAS), duke kërkuar 50 milionë euro si kompensim për fitimet e humbura.
Shakhtar po merr masa kundër FIFA-s pas vendimit të kësaj të fundit për të lejuar lojtarët e huaj të ekpive ukrainase të ndërpresin kontratat e tyre në mënyrë të njëanshme për shkak të gjendjes së luftës në vend pas pushtimi të Rusisë.
Shumë lojtarë të shtrenjtë të Shakhtarit tashmë janë larguar nga skuadra, pa u kompensuar dhe për këtë arsye ajo kërkon nga FIFA copat e thyera, duke pasur parasysh se nuk mban asnjë përgjegjësi për pagesën e pasojave të luftës dhe vuajtjet e shumta financiare./ h.ll/abcnews.al