Prokurorja e Përgjithshme ukrainase e shkarkuar Iryna Venediktova bëri thirrje për unitet teksa iu drejtua parlamentit ukrainas për herë të fundit të martën.
“A kishte të drejtën Presidenti të bënte një parashtrim të tillë? Po, Presidenti kishte të drejtë të merrte një vendim të tillë. Prandaj, unë besoj se sot një ushtar në llogore nuk duhet të mendojë për pushtetin dhe atë që po ndodh në pushtet”, u tha Venediktova deputetëve.
“Ne duhet të jemi të bashkuar si kurrë më parë. Dhe ju kujtoj edhe një herë: njerëzit tanë po vriten, ushtarakë dhe civilë, si dhe fëmijë. Ky është një shans për brezat e ardhshëm. Dhe kjo është detyra jonë e përbashkët me ju që ky shans të mos humbet kot”, shtoi ajo.
Ish-prokurorja tha se ishte krenare për shërbimin e prokurorisë që po linte pas dhe i bëri thirrje pasuesit të saj të vazhdonte punën kur ishte fjala për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera nga Rusia.
“Duhet të shikoni dhe të ndiqni se si të gjithë këta të poshtër që përdhunuan, vranë, qëllojnë në të vërtetë në infrastrukturën civile, ne kemi fëmijë të vrarë, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë,” tha ajo.
“Bëmë gjithçka për ta realizuar. Kemi ekipe të lëvizshme që punojnë në terren, të përbërë nga ekspertë të ndryshëm dhe kemi një metodologji të provuar. Është shumë e rëndësishme të lëvizim këto drejtime,” përfundoi ajo.
Zelensky shkarkoi dje kryeprokuroren Iryna Venediktova dhe kreu n eShërbimit të Sigurimit Shtetëror (SBU), Ivan Bakanov, me dyshimet për tradhti. /abcnews.al