Pas telasheve me Moskën dhe sfidave për anëtarësim në NATO, kryeministrja finlandeze relaksohet në Itali

schedule10:54 - 19 Korrik, 2022

schedule 10:54 - 19 Korrik, 2022

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ndodhet në Itali për një pushim të shkurtër, pas tensioneve me Moskën dhe sfidës për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Marin i lejoi vetes disa ditë relaksi në zonën e Trevisos në një mjedis të përfshirë së fundmi në trashëgiminë e UNESCO-s.

Sanna Marin zbarkoi në aeroportin e Venecias pasditen e së premtes së kaluar me bashkëshortin dhe dy miq dhe një eskortë policie e shoqëroi në zemër të territorit Proseço. Kryeministrja ka zgjedhur një vilë palladiane në rrëzë të kodrës San Gallo për qëndrimin e saj.

Pushimet e Sanna Marin filluan javën e kaluar me pjesëmarrjen në Ruisrockfestival të mbajtur në qytetin finlandez të Turku në korrik dhe që është një nga ngjarjet më të vjetra në Evropë për adhuruesit e rock dhe metal.

Me atë rast Sanna Marin bëri bujë në rrjetet sociale duke u shfaqur me pantallona të shkurtra dhe xhaketë lëkure të zezë.

Ndërkohë, prania e Sanna Marin në Treviso ka krenuar autoritetet vendase, teksa presidenti i rajonit Luca Zaiaw i cili mirëpriti kryeministren finlandeze, u shpreh i nderuar.

“Ne jemi të nderuar që presim në zonën e Trashëgimisë Botërore një personalitet të kalibrit të Sanna Marin. Është konfirmimi i një ëndrre që bëhet realitet, pra që kjo zonë mund të bëhet një destinacion për interesin e një turizmi ndërkombëtar të cilësisë më të lartë. Motori pas gjithë kësaj quhet Zona e Trashëgimisë Botërore”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!