Është arritur një marrëveshje në terma të përgjithshëm për transportin dhe grurit dhe ushqimit nga korridore të sigurta në Detin e Zi. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm turk Hulusi Akar ditën e sotme.
Deklarata në, ministri turk raportohet ta ketë bërë në një mbledhje të mbajtur në Stamboll, mes delegacionit të Moskës, Kievit, Ankarasë dhe përfaqësuesve të OKB-së.
“Me shumë mundësi do të mbahet një mbledhje këtë javë, për të arritur deri tek implementimi i plotë i planit,” raportohet të ketë shtuar ministri turk.
Po ashtu, në agjendë është krijimi i një qendre monitorimi në Stamboll, për identifikimin e rrugëve të kalimit dhe pikave të kontrollit. /abcnews.al/