Banka Qendrore e Ukrainës ka shitur mbi 12 miliardë dollarë nga rezervat e saj të arit gjatë luftës

schedule12:36 - 18 Korrik, 2022

schedule 12:36 - 18 Korrik, 2022

Banka Qendrore e Ukrainës ka shitur 12.4 miliardë dollarë rezerva ari që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas një deklarate të zëvëndësguvernatores së bankës, sipas Reuters.

“Ne po shesim arin në mënyrë që importuesit tanë të jenë në gjendje të blejnë mallrat e nevojshme për vendin,” tha zëvendësguvernatorja Kateryna Rozhkova për televizionin kombëtar.

Ajo tha se ari nuk po shitej për të mbështetur monedhën e Ukrainës hryvnia.

/abcnews.al