Një atentat i mirë-organizuar pasditen e djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës la pas 3 të vdekur.
Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët duket se vepruan si komando.
Nga breshëria e plumbave të zbrazur në drejtim të të rinjve, makina e tyre shpërtheu në flakë duke shkrumbuar totalisht Brilant Martinajn dhe Arbën Hoxhën.
Diklen Vata, i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës me sa duket nuk u prek nga breshëria e plumbave dhe ka tentuar të largohet. Por autorët pasi e kanë parë të gjallë, janë rikthyer duke e lënë të vdekur në vend.
Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 60 gëzhoja plumbash. Plumbave nuk i shpëtuan as barrierat ndarëse të rrugës, të cilat ishin bërë shoshë.
Lexo edhe: Masakra që tronditi Shqipërinë, çfarë ndodhi dje në Fushë-Krujë, si u ekzekutuan në mes të ditës 3 të rinjtë
Autorët pasi kryen krimin, dyshohet se në fshatin Larushk dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën edhe 3 armë.
Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është larja e hesapeve dhe hakmarrja.
Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit. 23-vjeçari dyshohet si ekzekutor i dy policëve, efektivit të FNSH, Xhuliano Prel anë dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.
Policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona të cilët mund të kenë informacione për ngjarjen, ndërkohë që ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me ngjarjen dhe autorët e krimit që tronditi vendin./Abcnews.al/