Kontaktet e vazhdueshme të orëve të fundit dhe oferta e re e mbërritur nga Gjermania kanë sjellë një marrëveshje verbale për kalimin e mbrojtësit të Juventusit në klubin gjerman.
Në fakt mungon vetëm zyrtarizimi, padyshim në varësi të ekzaminimeve mjekësore që lojtari do t’i nënshtrohet brenda 48 orëve të ardhshme, por tani kanë mbetur vetëm formalitetet.
Bayern ka vendosur në vazo një shifër që është rreth 80 milionë euro, duke përfshirë bonusin dhe në fakt duke plotësuar kërkesën e Juventus, të cilët e nisën nga një vlerësim 90-100 milionë, por që në ditët e fundit i kishin ulur pak pretendimet.
Tashi që arkat e Juventus do të mbushen, ata do të mund të bëjnë një ose dy transferime në repartin e mbrojtjes, duke marrë parasysh edhe largimin e Chiellinit./ h.ll/abcnews.al
Matthijs de Ligt to FC Bayern, here we go! Verbal agreement has been reached tonight as clubs have been in contact all day – final bid accepted by Juventus for package worth more than €80m ???? #FCBayern
De Ligt has already agreed personal terms and will sign until June 2027. pic.twitter.com/JRQRubjVPD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2022