4 golat nuk e kanë bindur Bolusporin, por Balaj do të mbetet në Turqi

schedule12:05 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:05 - 17 Korrik, 2022

Bekim Balaj nuk do të ndryshojë kampionët gjatë kësaj merkatoje, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që do të largohet nga Bolusporti.

Sipas “Supersport” 4 golat e shënuar në 6 muajt e fundit të aventurës së tij te skuadra turke nuk i kanë bindur drejtuesit që të vazhdojë kontratën me lojtarin.

Raportohet se Balaj ka arritur marrëveshje me klubin e ri ku luajnë edhe 3 lojtarë të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ankara Keçiorengucu ku luajnë edhe Uerdi Mara, Jurgen Bardhi dhe Arb Manajn.

Po sipas burimit në fjalë mësohet se Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk, që garon në ligën e dytë dhe sezonin e ardhshëm ka objektivin të luftojë për vendet e sipërme të tabelës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!