Kuvendi i RMV-së miratoi propozimin francez, i pari që uroi Kovaçevskin ishte Ali Ahmeti

schedule15:04 - 16 Korrik, 2022

schedule 15:04 - 16 Korrik, 2022

Me 68 vota për dhe 0 kundër nga gjithsej 69 të pranishëm u miratua konkluzioni për propozimin francez, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rezultati i votimit u përcoll me duartrokitje nga deputetët e LSDM-së dhe nga partitë shqiptare.

I pari që uroi kryeministrin Kocaçevski, siç raportojnë mediat në vend ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, jashtë godinës së kUvendit, protestuesit kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në shenjë revolte. /abcnews.al/