Akuzohet se po mbështet Putinin, rrjeti shpërthen në komente urrejtjeje ndaj Irina Shayk

schedule10:59 - 16 Korrik, 2022

schedule 10:59 - 16 Korrik, 2022

Supermodelja ruse Irina Shayk akuzohet se po mbështet pushtimin brutal të Ukrainës nga Vladimir Putin, pas një postimi në Instagram që shfaq simbolin “Z” , që është cilësuar simbol i luftës ruse në Ukrainë.

36-vjeçarja postoi një story në Instagram, ku tregonte një sallatë tradicionale ruse Olivier së bashku me frazën “Russianzz, të mërkurave”.

Por shkrimi i fjalës “ruse” me disa “z”, ka nxitur zemërim te ndjekësit në rrjetet sociale. Modelja me famë botërore nga Rusia, e cila kohët e fundit ka punuar për Beyonce, Jean Paul Gaultier, Burberry dhe të tjerë  postoi një story të çuditshme të fshehtë në Instagram me fjalën ‘Russianzz’”, shkroi në Twitter gazetarja nga Kievi, Maria Romanenko.

“Unë me të vërtetë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë edhe një herë bashkëpunimet me të, pasi Rusia po përdor shkronjën Z për të vrarë ukrainasit.” Të tjerë e akuzuan Shayk se nuk kishte turp të mbështeste fashistët.

Zemërimi ndaj saj erdhi pavarësisht statuseve të mëparshme të modeles, e cila tha se ishte kundër luftës dhe u zotua të dhurojë para për zyrtarët e Kryqit të Kuq në Ukrainë. Ndërkohë, modelja ka fshirë story-n dhe nuk ka komentuar rreth reagimeve.

“Turp për ty!”, “Nëse je kaq krenare për një vend terrorist si Rusia, atëherë shko të jetosh atje”, “Unë nuk do prek më kurrë asnjë markë që do promovohet nga ti”, ishin disa nga komentetet.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!