Tirana mund të shesë disa prej elementëve të spikatur të sezonit të shkuar. Taulant Seferi, Redon Xhixha dhe Enur Totre janë pjesë e atyre që kanë oferta.
Panorama-Sport shkruan se për mesfushorin Totre interesohet klubi bjellorus i Shakhtar Soligorsk, që ka edhe shqiptarë të tjerë në përbërje.
Ardit Krymi ishte i fundit që u bashkua me kampionët e Bjellorusisë, ku gjeti edhe Valon Ahmedin. Nga Superiorja te Shakhtar ka kaluar edhe Vitor Feijao i Kukësit. / abcnews.al