Durrës, banorët kërkojnë kontrolle të rrepta për ushqimet

schedule15:40 - 14 Maj, 2019

schedule 15:40 - 14 Maj, 2019

Pasiguria për cilësinë e ushqimeve është kthyer në shqetësim për konsumatorët. Ky fenomen ka prekur edhe banorët në Durrës. Ata kërkojnë që strukturat shtetërore të bëjnë kontrolle të rrepta për këtë problem.

Njerëzit po kanë frikë të ushqehen.

Nuk kanë besim për cilësinë e produkteve dhe kjo u është kthyer në sëmundje.

Në Durrës siguria e ushqimeve është shqetësim me vete për banorët e tij.

Dhe kjo amvise ka kohë që blen vetëm tek tregtarët që njeh.

Ka të tjerë që nuk njohin shitës të besuar. Por mundohen të zgjedhin mes produkteve atë që e mendojnë të padëmshëm për shëndetin.

Qytetarët  vënë në dyshim cilësinë e çdo produkti;  perimet, frutat, bulmetin dhe nënproduktet e tij.
Ata kërkojnë ashpërsim të masave. Kontrolle nga strukturat përkatëse.

Durrësi është në pritje të turistëve dhe pushuesve. Por pasiguria për produktet ushqimore nuk do e rendis atë ne top listën e zonave të preferuara, nëse vendorët nuk marrin masa për standardet dhe cilësinë. Konsumatori do të besojë në atë me të cilën ushqehet çdo ditë./ABC News Albania 24/7