Rusia sulmon me raketa universitetet në Mykolaiv, të paktën 4 plagosur deri më tani

schedule14:01 - 15 Korrik, 2022

schedule 14:01 - 15 Korrik, 2022

Numri i personave të lënduar si rezultat i një sulmi raketor rus në qytetin e Mykolaiv ka shkuar në 4, sipas kryetares së këshillit rajonal, Hanna Zamazeyeva, shkruan The Guardian.

Të paktën 10 raketa goditën dy universitete dhe objekte të infrastrukturës civile, duke dëmtuar ndërtesat e banimit. Mes të plagosurve nuk kishte fëmijë, shtoi ajo. Të gjithë viktimat janë dërguar në qendrat mjekësore dhe po marrin ndihmën e nevojshme.

“Sot terroristët rusë sulmuan dy universitetet më të mëdha në Mykolayiv, me të paktën dhjetë raketa. Ata po sulmojnë institucionet arsimore. Unë po u kërkoj universiteteve të të gjitha vendeve demokratike të shpallin Rusinë një shtet terrorist,” tha Vitaliy Kim, guvernatori i Mykolaiv.

/abcnews.al