Situata në Fier po shkon drejt përmirësimit. Uji është tërhequr nga banesat, por dëmet në bujqësi janë të mëdha. ABC News ishte edhe në fshatin Ferras në Fier.
24 orë pas daljes nga shtrati, ujërat e lumit Vjosa u zhvendosen në bregdetin e Darzezës duke lënë pas dëme në bujqësi. Rruga drejt fshatit Ferras të Fierit ka ende prezencë uji, kurse nëpër banesa ai është tërhequr.
Ushqimi për bagëtitë është ndihma që presin tani banorët në Ferras, Povelcë dhe darëzezë.
Në Frakull dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sera të mbjella kryesisht me lukeshtrydhe.
Përmbytja masive e banesave këtë hërë u shmang në momentet e fundit në Ferras.
Dalja e Vjosës përkoi me fushatën e mbjelljes së grurit ç’ka do të thotë se këtë vit shume fermerë në zonat e përmbytura nuk do të kenë prodhim.
Forcave të armatosura të instaluara në Levan dhe Dërmenas u jane bashkuar edhe 6 ekipe shpëtimi nga Kosova. Autoritetet vendore nuk kanë nisur ende verifikimin e dëmeve. Në total Vjosa përmbyti mbi 370 shtëpi dhe 5000 ha tokë bujqësore./abcnews.al
https://youtu.be/GrvjL9pthIw